Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka reaguar pas ndeshjes me Serbinë që përfundoi me pa gola 0-0.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Daku ndau një fotografi nga një aksion i tij në ndeshjen e mbrëmshme dhe i bashkëngjiti një simbol “zemër” dhe flamurin kuq e zi.
Ndryshe, për Klan Kosovën, Daku mbrëmë tha se gjatë ndeshjes është ndjerë mirë dhe se lëndimin që e ka pasur më herët s’e ka ndjerë shumë nga dëshira e madhe për ta luajtur këtë ndeshje.
Ai u shpreh se duke i parë shanset e Shqipërisë sonte dhe ato të Serbisë, ndeshja është dashur të fitohej, por që fati tha se nuk ishte me ta.
Reagimi i Mirlind Dakut pas ndeshjes me Serbinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.