Arsenali ka kompletuar transferimin e portierit David Raya nga Brentfordi.

Londinezët kanë paguar 27 milionë funte për portierin spanjoll, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar.

“Pas një viti huazim, më në fund mund të them se jam lojtar i Arsenalit për vitet që do të vijnë. Jam i lumtur për të ardhmen dhe gjithmonë kam jetuar të tashmen”, ka thënë Raya.

Raya fitoi Dorezën e Artë në sezonin debutues me Arsenalin, duke mbajtur portën e paprekur në 16 ndeshje.

Raya është pjesë e Spanjës për Evropian./Reporteri.net./

Raya kompleton transferimin tek Arsenali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version