Ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” ka krijuar radhë të gjatë në kufi.

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup, ka vendosur të shpërndajë ujë tek të gjitha makinat që po presin radhën në temperatura të larta për të kaluar kufirin në Bllatë, Dibër.

Pikat kufitare kanë nisur një procedurë më të thjeshtuar, për të mundësuar kalimin në trojet shqiptare më lehtë.

Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia shqiptare shpërndan ujë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version