Vajza e artë e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se Nora Gjakova pas rikuperimit nga lëndimi ka fituar medaljen e artë në “Panamerican Open”, në Peru, që ishte gara e fundit kualifikuese për Paris.

Kuka poashtu njoftoi se Nora ka fituar 100 pikë, duke bërë kështu që të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike.

Postimi i tij i plotë:

Panamerican Open – Lima Peru

Gara e fundit kualifikuese për Paris.

Nora Gjakova pas një kohe të gjatë dhe rikuperimit nga lëndimi fitoj medaljen e artë!

Fitoj 100 pikë dhe do përmirësoj renditjen për Lojëra Olimpike

Renditja por edhe të garoj edhe një herë që të rikthej rutinën, ishin arsye që udhëtoj në Peru,shënoj dy fitore dhe pa ndonjë problem fitoj medaljen e artë

Në Peru garoj edhe Dëbora dhe mori medaljen e argjendtë!

Nora tregoj që ka tejkaluar plotësisht sfiden e lëndimit dhe tash do i kthehet me vlug të lartë punës drejt #Paris2024

Ndryshe, në Peru garoi edhe Dëbora Gjakova, e cila mori medaljen e argjendtë. /Reporteri.net/.

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në garën e fundit kualifikuese për Paris / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version