Një Ledio Pano i dytë. Kështu mund të cilësohet Kristian Asllani, që pavarësisht vështirësive ka për çfarë të krenohet në karrierë në përgjithësi, dhe tek Interi në veçanti.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, që shënoi me 11-metërsh në fitoren 2-0 të zikaltërve në Torino për Serie A, është i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Siç bën të ditur “La Gazeta delo Sport”, pra e përditshmja kryesore sportive e Italisë, Asllani ka realizuar të 10 penalltitë që ka marrë përsipër deri tani, përcjell abcnews.

Vetëm këtë sezon të kampionatit tek Interi, ka dy gola të tillë, sepse i dha 1-0 fitoren ekipit ndaj Veronës në “San Siro” javën e shkuar.

Mesfushori, që sot është 23 vjeç, ka shënuar disa herë 11-metërsha kur ishte tek Empoli në ekipet e moshave.

Nuk harrohen dy goditjet e tij të sakta në Championsin për të rinj, në fitoren 5-0 ndaj Crvena Zvezdës në Itali, kur ishte edhe kapiten i ekipit, si dhe në barazimin 1-1 po në shtëpi kundër skuadrës sllovene të Domzhales.

Në Serinë A U20 ka shënuar ndaj Sasuolos, dhe në Serinë A U17 ka realizuar kundër Sasuolos, Fiorentinës dhe Juventusit.

Nuk ka mbetur pa një gol të tillë as në kombëtare.

Me fanelën kuqezi, Kristian Asllani realizoi nga pika e bardhë në fitoren 2-0 kundër Armenisë, në një miqësore luajtur në “Arenën Kombëtare” në nëntor të vitit 2022.

Dikur, Ledio Pano pati 50 penallti të realizuara nga 50, dhe nuk dihet nëse ylli i sotëm do të arrijë në një nivel të tillë.

Një “snajper” si Asllani: Mesfushori kuqezi nuk ka gabuar në asnjë penallti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version