Napoli mbrëmë u shpal kampion i Italisë. Pas këtij triumfi mbrojtës i Napolit, kosovari Amir Rrahmani, është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes.
Ai pas takimi është shfaqur me futbollistin e Fushë Kosovës U 15, Belgin Jashari, i cili realizoi ëndrrën e tij për të shikuar nga stadiumi ekipin e zemrës.
“Natë magjike. Një tjetër emocion sepse e kemi fituar titullin në lojën fundit. Nuk është i njëjti emocion që e kemi pasur para dy viteve”, ka thënë Rrahmani për ArtMotion.
Ai ka treguar se çka e dallon titullin e fundit nga ai paraprak.
“E dyta definitivisht, sepse herën e parë është ditur një muaj më herët që e kemi fituar”, ka thënë Rrahmani.
Napoli e ka fituar mbrëmë titullin e katërt në histori të Serie A, pasi mposhti Cagliarin në ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.
“Natë magjike”: Amir Rrahmani shfaqet me Belgin Jasharin pasi u shpallë kampion me Napolin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.