Në Lojërat Olimpike në Paris për Kosovën sot paraqitet edhe xhudistja Loriana Kuka që synon që të futet në zonën e medaljeve.

Kuka e në luftën e parë do të ballafaqohet me xhudisten Metka Lobnik nga Sllovenia.

Lufta e Lorianës pritet të fillojë rreth orës 10:00.

Deri më tani, Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu atë të bronztën.

Mësohet se kur Loriana Kuka fillon meçin në Lojërat Olimpike në Paris / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version