Franco Mastantuono shprehet se ka realizuar ëndrrën e tij duke firmosur me Real Madrid në 18-vjetorin e tij të lindjes.

Në prezantimin para mediave, mesfushori argjentinas la River Plate për t’u bërë pjesë e galaktikëve, në një kontratë gjashtëvjeçare. 18-vjeçari është shumë entuziast për këtë eksperiencë të re.

“Kam folur me Xabi Alonson. Ai më kontaktoi dhe ishte shumë e rëndësishme për mua që trajneri tregoi atë besim tek unë. Më dha shumë besim, përveç ëndrrës sime si lojtar, që ishte të isha në Real Madrid. Jam në klubin më të madh në botë dhe mendoj se ka qenë kështu gjatë gjithë historisë së tij. E vërteta është se jam këtu për të ndërtuar rrugëtimin tim. Dua që të gjithë tifozët e Los Blancos të jenë të lumtur me atë që unë mund të bëj në fushë dhe këtu bazohem.”

I formuar në akademinë e River Plate, Mastantuono ishte pjesë e ekipit të parë në sezonin 2024-25, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e klubit argjentinas në shkurt të vitit të kaluar.

Mesfushori gjithashtu u bë lojtari më i ri, në moshën 17-vjeçare, që luajti një ndeshje zyrtare për Argjentinën, duke qenë pjesë e eliminatoreve të Kupës së Botës kundër Kilit në sfidën e luajtur në fillim të qershorit.

Mastantuono: Realizova një ëndërr / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version