Edon Zhegrova pritet ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Ylli kosovar duket se është shumë afër transferimit në Napoli.

Sipas “Kiss Kiss Napoli”, klubi italian është pranë finalizimit të transferimit të yllit kosovar, ndërsa po bisedohet për detajet e fundit.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024 shkaku i lëndimit, ndërsa tash është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë dhe atë mund ta bëjë në Itali, ku pritet ta bëjë bashkëlojtar të ri Amir Rrahmanin, me të cilin luan së bashku edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Zhegrova mund të bëhet transferi i dytë i Napolit për këtë verë pas Kevin de Bruynet, i cili po ashtu pritet të përfundojë tek kampioni i ri i Italisë./Express

Marrëveshja afër, Zhegrova drejt Napolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version