KF Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët triumfuan pas penalltive ndaj Vushtrrisë, për ta siguruar mbetjen në elitë, pas një sezoni zhgënjyes, shkruan Gazeta Express.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola të shënuar.

Në pjesën e parë ishte Vushtrria që pati iniciativën dhe rastet për shënim.

E 45 minutat e dytë i takuan Llapit, por që as këta nuk arritën që të shënonin golin e fitores.

Në minutën e 99-të, Vushtrria mbeti me një lojtar më pak, pasi Daut Maxhuni u përjashtua nga loja.

Megjithatë, ndeshja nuk prodhoi gola as pas vazhdimeve.

E në penallti, Llapi u tregua më efikas, duke fituar 4:1.

 

Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version