Gjatë një ndeshjeje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, rrufeja goditi fushën në mes të stuhisë.
Siç raporton N1, ndeshja po zhvillohej midis ekipit Radniçki nga Klupci dhe Cerit nga Petkovica. Si pasojë e goditjes së rrufesë, 11 lojtarë u lënduan.
Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Të shtunën në Republikën Çeke, në qytetin Opava, rrufeja goditi gjatë një stërvitjeje futbolli për fëmijë. Një fëmijë u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë dhe një i rritur pësuan lëndime të lehta.
Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.