Boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring ku do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.

Ky meç do të zhvillohet në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Ardiani ka deklaruar se është gati për meçin e sontëm.

Ardiani ka zhvilluar deri tani nëntë meçe dhe ka nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

Meçi do të transmetohen në televizionin Klan Kosova, duke filluar nga ora 21:00. /Reporteri.net/.

Ky kanal e transmeton sonte meçin e Ardian Krasniqit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version