Juventusi ka filluar seriozisht të mendoj një lëvizje për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja, pasi bardhezinjtë po kërkojnë të zëvendësojnë Arkadiusz Milik.

Bianconerët kanë vendosur në listën e transferimeve sulmuesin 30-vjeçar polak këtë verë, pasi ata kërkojnë të rigjallërojn skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri Thiago Motta.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli është i prirur të lirohet nga paga e lojtarit prej 3.5 milionë eurosh për sezon.

Broja nuk është pjesë e projektit të ri të Enzo Maresca në Chelsea dhe klubi është i prirur të gjejë një blerës për sulmuesin në javët e ardhshme, duke preferuar një transferim përfundimtar sesa një marrëveshje huazimi.

Aktualisht nuk ka oferta konkrete për 22-vjeçarin shqiptar, duke e lënë në dyshime të ardhmen e sulmuesit tonë.

Gazzetta dello Sport shkruan se si Juventusi ka filluar të mendojë për të bërë një lëvizje për Brojën në ditët në vijim, i etur për të gjetur një zëvendësues të besueshëm për Milik në skuadrën e re të Mottas.

Zonja e Vjetër po mendon të propozojë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur, duke shpresuar se mungesa e konkurrencës do t’i bëjë blutë më të hapur ndaj këtij stili marrëveshjeje.

Evertoni dhe Southaphtoni janë klubet angleze që e kanë po ashtu në listën e transferimeve Armando Brojën.

Juventusi e sheh Armando Brojën si zëvendësues perfekt të Arkadiusz Milik i cili pritet të largohet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version