Cody Gakpo është lojtari më i mirë i Holandës në këtë Evropian dhe ka treguar formë të lartë edhe në ndeshjen kundër Rumanisë.

Pas golit që realizoi në pjesën e parë, Gakpo ka qenë kyç edhe në golin e dytë të realizuar nga Malen në minutën e 82-të.

Pas një pasimi nga Memphis Depay, 23-vjeçari i Liverpoolit, depërtoi nga krahu i majtë dhe e gjeti të lirë Malen, i cili realizoi në portën e zbrazët.

Malen në minutat e fundit realizoi për rezultatin përfundimtar 3 me 0, pas një aksioni solo.

Holanda e ka dominuar plotësisht takimin dhe ngriti formën edhe më shumë gjatë pjesës së dytë.

Gakpo ka realizuar 3 gola dhe një asistim në katër ndeshjet e Evropianit.

Në Botërorin e vitit 2022 ai realizoi tre gola.

Pas fitores ndaj Rumanisë, Holanda në çerekfinale pret fituesen e duelit mes Austrisë dhe Turqisë.

Holanda krejt shpresat te Gakpo që po shkëlqen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version