Me përkushtim, disiplinë dhe lojëra të shkëlqyera gjatë gjithë sezonit, ekipi i Fatosave nga shkolla e futbollit Liridoni është shpallur kampion për sezonin 2024/2025!
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të trajnerëve, mbështetjes së prindërve dhe, mbi të gjitha, talentit dhe përkushtimit të këtyre futbollistëve të vegjël, që treguan zemër të madhe në çdo ndeshje.
Vlen të theksohet se nga kjo shkollë kanë dalë shumë talente, si Valmir Veliu, Bekim Maliqi dhe Granit Musa.
Po ashtu, shkolla ka marrë pjesë edhe në turne të ndryshëm jashtë Kosovës, ku ka pasur shumë suksese.
Fatosat e Liridonit – Kampionë të sezonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.