Marrëveshja e finalizuar mes të gjitha palëve!
Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër – Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland!
Sipas gazetarit Fabrizio Romano Xhaka do të transferohet të Sunderland për 20 milionë euro me kontratë deri në verën e vitit 2027.
Xhaka pritet të udhëtojë sot për të përfunduar testet mjekësore dhe firmosur kontratën e re me skuadrën nga Premier Liga.
Një tjetër nënshkrim ambicioz nga Sunderland
Pas një sezoni të fortë në Bundesliga me Bayer Leverkusen, ku udhëhoqi mesfushën me pjekuri dhe intensitet, Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe lider i Zvicrës, tani do të jetë pjesë e një projekti të ri ambicioz në Angli.
E kryer: Xhaka transferohet tek Sunderlandi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.