Mykhaylo Mudryk po përballet me një akuzë goxha të rëndë.
Ukrainasi ka dalur pozitiv në një test anti-doping, dhe sipas raportimeve të fundit, mund të mbetet jashtë fushave deri në katër vjet.
Megjithatë, “Sky Sports” bën me dije se Mudryk nuk e kishe përdorur substancën e ndaluar, gjatë kohës sa ishte me Chelsean.
Më tutje, mediumi britanik vazhdon duke thënë se Mudryk ka dalur pozitiv me meldonium, substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping, që nga vitit 2016.
23-vjeçari thuhet se e ka përdorur këtë substancë sa ishte me Ukrainën.
Mudryk muajin e kaluar ka luajtur edhe me Shqipërinë, derisa është përballur me Gjeorgjinë po ashtu.
Ukrainasi beson se është i pafajshëm dhe është i bindur se do të kthehet shumë shpejtë në fushën e blertë.
Dyshohet se Mudryk mund të ishte me doping në ndeshjen ndaj Shqipërisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.