Dragan Stojkoviq, trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, foli hapur për gazetën franceze L’Équipe rreth pozicionit të tij pas Kampionatit Evropian në Gjermani, presioneve me të cilat përballet si trajner, por edhe motiveve dhe qëndrimit të tij personal ndaj punës.

Stojkoviq zbuloi se menjëherë pas përfundimit të kampionatit, ai i ofroi dorëheqjen Federatës së Futbollit të Serbisë. “Pas Kampionatit Evropian, propozova të largohesha nga Federata. Ata më thanë: jo, do të vazhdojmë “, tha Stojkoviq për gazetën franceze L’Équipe.

Duke folur për presionin me të cilin përballet në sytë e publikut, veçanërisht në epokën e rrjeteve sociale, trajneri serb pranoi hapur se sa mizore është kjo dinamikë, ndërkohë që mesditën e nesërme ai së bashku e ekipin përfaqësues të Serbisë do të mbërrijë në Tiranë për ndeshjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare” përballë kuqezinjve.

“Dua të largohem, trajneri i Serbisë habit me deklaratën para ndeshjes me Shqipërinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version