
Komentatori Andin Lokaj e ka filluar komentimin e ndeshjes mes Juventusit e Interit në mënyrë të pazakontë.
Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.
“Kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit të mos më dëgjoj sonte, se me ditë që ai më dëgjon sonte, unë qetash e nali komentimin dhe iki te shpia”, ka thënë Lokaj para se të fillonte derbi italian.
Kujtojmë se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, më 9 shkurt pas publikimit të rezultateve të para, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë para simpatizantëve, ndaj opozitës përdori termin “hajvan”.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti.
Derbi Juventus-Inter, Andin Lokaj e nis kështu komentimin: Kryeministri më hajvan na histori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.