Paris Saint-Germaini është fitues i Ligës së Kampionëve pas paraqitjes brilante në finalen e zhvilluar në Munih ndaj Interit.

PSG-ja dominoi plotësisht të shtunën ndaj skuadrës italiane dhe fitoi 5:0 në “Munih Football Arena”.

PSG i është bashkuar klubeve që kanë fituar për herë të parë Champions League në Mynih. Ai është bërë ekipi i pestë që ka fituar për herë të parë Champions League, finalja e së cilave është luajtur në Mynih.

Që nga viti 2011, fitimi i Ligës së Kampionëve ka qenë “Graali i Shenjtë” i PSG-së. Por, pavarësisht se ka qenë ndër skuadrat më të mbushura me yje në futbollin modern, gjigantët parizienë kanë ngecur vazhdimisht. Vetëm tre klube kanë luajtur më shumë ndeshje sesa  PSG në UCL pa e ngritur trofeun. /Reporteri.net/

Demolon Interin, PSG-ja fiton Championsin për herë të parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version