Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve.

Përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë ekipin, me përjashtim të Ismet Lushakut, Lumbardh Dellovës, Florent Hadërgjonajt dhe Leart Paqaradës, të cilët kanë punuar në mënyrë individuale në hotel për arsye rikuperimi.

Dardanët nisin përgatitjet për dy miqësoret e qershorit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version