Mirlind Daku shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës, në kampionatin rus, ku ekipi i tij Rubin Kazan luajti përballë Akhmat Grozny dhe shënuan fitore me rezultat 2-1.

Sulmuesi kosovar ishte lojtari që i dha fitoren skuadrës së tij, duke asistuar 1 gol dhe duke shënuar 1 gol tjetër.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, në bazë të paraqitjes fantasike në këtë ndeshje, është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në ligën ruse.

Bëri paraqitje të shkëlqyer, Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version