Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Ian Maatsen për 35 milionë funte.

Maatsen, 22-vjeçar, pjesën e dytë të sezonit e ka kaluar si i huazuar te Borussia Dortmundi dhe i ndihmoi klubit gjerman që të arrinte deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai është transferimi i dytë i Aston Villas gjatë kësaj vere pas blerjes së Lewis Dobbin nga Evertoni.

Chelsea e transferoi Maatsenin nga PSV-ja gjatë vitit 2019.

Aston Villa zyrtarizon mbrojtësin e Chelseat që shkëlqeu te Dortmundi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version