
Komentatori Andin Lokaj sonte gjatë komentimit të ndeshjes Juventus – Inter, e quajti “hajvan” Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Kompania në të cilën punon Andin Lokaj, Artmotion përmes një komunikatë ka shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.
“Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale. ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes”.
“ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj. ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen”, thuhet në komunikatën e Art Motion.
ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.