Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll po zhvillohet në Minatori.
Trepça dhe Bashkimi po luajnë ndeshjen e gjashtë finale, teksa ‘Minatorët’ janë duke udhëhequr 3-2 në serinë finale.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen po e shikojnë së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.
Albin Kurti dhe Bedri Hamza e shikojnë bashkë finalen Trepça-Bashkimi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.