
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në “Shpellën e Squfurit”, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku studiuesit kanë identifikuar rrjetën më të madhe të merimangës të regjistruar ndonjëherë. Rrjeta, që mbulon mbi 1,000 metra katrorë, strehohet nga më shumë se 111,000 merimanga.
Sipas biologut István Urák nga Universiteti Sapientia i Transilvanisë, rrjeta përbëhet kryesisht nga dy specie të njohura për ndërtimin e rrjetave në formë “çarçafi”: Tegenaria domestica dhe Prinerigone vagans. Urák e cilëson këtë si një fenomen unik, pasi nuk është vërejtur më parë sjellje koloniale kaq e madhe te këto lloje merimangash, që zakonisht jetojnë në mënyrë individuale.
Shpella, e njohur për erën e fortë të squfurit dhe sistemin e saj të ndërlikuar të burimeve që ushqejnë lumin Sarandaporo, është një habitat i pasur me organizma të ndryshëm nga akrepat dhe insektet e vogla te mizat që shërbejnë si burim ushqimi për koloninë “gjigante” të merimangave.
Studiuesit po analizojnë strukturën e rrjetës dhe ndërveprimet mes individëve për të kuptuar më mirë se si është e mundur bashkëjetesa në këtë shkallë, në një ambient ekstrem siç është shpella e squfurit.
/vizionplus.tv









