
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Rented”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy shtetase nga Kazakistani, Z. M., 37 vjeçe, dhe N. S., 38 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në dy apartamente të marra me qira në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu, u procedua penalisht M. C., 39 vjeçe, pronare e apartamenteve, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë kontrolleve policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, celularë dhe dokumente identifikimi, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.
Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
/vizionplus.tv









