Me tensione është shoqëruar protesta e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit ditën e sotme.

Teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare, protestuesit u kanë vënë zjarrin gomave jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, bën me dije se ata janë përplasur edhe me policisë e cila është bërë gardh para Kuvendit, ndërsa kanë sulmuar edhe mediet.

Gjithashtu me tensione po shoqërohet edhe seanca brenda në sallën e Kuvendit pas kërkesës së opozitës për rikthimin e Berishës në grupin e PD./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version