“Ata që flasin për një Shqipëri të kapur nga korrupsioni, janë kapur prej fyti nga mllefi i suksesit”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ndërtuesit.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare rritet nga sektori i ndëritmit dhe të ardhurat që gjenerojnë nga taksat arrijnë deri në 14 mln euro.
“Të gjithë hapat që KE na i certifikon, nuk janë letra, por transformim i realitetit këtu. Për ata që flasin për një Shqipëri të kapur nga korrupsioni, janë ata që janë kapur prej fyti nga mllefi i suksesit. E kanë të pamundur ta gjejnë fuqinë për t’ia falur tjetrit suksesin. Nuk mund të rritet korrupsioni kur ti paguan 14 mln euro taksë. Kur korrupsioni ishte më i lartë, ti paguaje më pak taksë sepse % e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin, që janë edhe promotor, edhe kundërshtarë të korrupsionit. Nëse rriten të ardhurat, nuk rriten nga shiu por ga taksat. Dhe nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura, atëhere do të thotë që ka më pak korrupsion. Të gjithë ndërtuesit që kapërcejnë pragun për të marrë leje le ta konfirmojnë. Lufta me ne është tek cilësia. Këtu ka më shumë ekonomi dhe më pak korrupsion”, tha Rama.

