
Për të 7-in vit me radhë në Kolonjë mbahet kolonia e piktorëve të vegjël, të cilët hedhin në telajo vendet më të bukura të krahinës së njohur. Këtë vit kanë qenë 23 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, që kanë pikturuar Ersekën, Rehovë, Borovën, Shelegurin dhe Leskovikun. Të gjitha punimet do të paraqiten në një ekspozitë në qendër të qytetit të Ersekës, nga kolonia e cila është e vetmja e kësaj moshe në vendin tonë.
“Për mua është hera e dytë, kam qenë dhe vjet në këtë aktivitet. Me pëlqen shume, të pukturosh dhe njihesh me shokë të tjerë nga qarku i Korçës, i takova përsëri këtë vit. Sot kam marrë pjesën e malit përballë, pemët dhe rrugën. Do jetë hobi im sepse dua të vazhdoj arkitekte”, tha njëri nga fëmijët.
“Unë jam 14 vjeç, e kam herën e parë që dal në këtë ekspozitë por kam 3 vite që pikturoj. Me duket mirë, natyra është bukur, pemët gjethet. Po pikturoj bredhin përballë. Me pëlqen piktura por nuk mendoj se do behem në të ardhmen. Me pëlqen mjekësia”, u shpreh një tjetër.
Berti Çaushi, një nga mësuesit e pikturës në këtë koloni thotë se fëmijët vijnë nga gjithë qytetet e qarkut të Korçës
” Është edicioni i 7, marrin pjesë 23 fëmijë nga qarku, kryesisht punojnë në teknikën e akuarelit në peizazh dhe vizatim, kemi krijuar një fond për të çelur një galeri për piktoret e vegjël që është plus për qytetin tonë dhe nuk ka në rrethe te tjera. Fëmijët kënaqen e na lënë e punë të bukura “, tha Çaushi.
Para kësaj kolonie me piktorë të vegjël, në Kolonjë është mbajtur” Vjeshtë e Artë e Kolonjës “, ku 45 piktorë profesionistë nga trojet shqipfolëse kanë hedhur në telajo bukuritë e kësaj zone./vizionplus.tv









