
Avokati Redi Ramaj, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se grupet kriminale ndjekin të njëjtën skemë vrasjesh.
Ai u shpreh se grupet kriminale përdorin makina të vjedhura që më pas digjen për të zhdukur gjurmët.
Ndërkohë, analisti Poli Hoxha zbuloi se makina që përdorën autorët e ngjarjes në Rinas është në pronësinë e një personi që i është vendosur tritol një muaj më parë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Viktima ishte i dënuar me 12 vite burg. Ka dalë një vit më parë.
Ramaj: Duhet të shihen shumë rrethana dhe kushte. Kush ka qenë dënimi përfundimtar? A ka përfituar nga ndonjë amnisti? Por këto janë raste të përsëritura me të njëjtën taktikë, të njëjtën skemë, njerëz të paguar, marrin një makinë të vjedhur dhe kryejnë atentatin.
Hoxha: Makina është e një personi që para një muaji i është vënë tritol.
Ramaj: I referohem shumicës së rasteve ku makinat vidhen dhe më pas digjen. Janë raste të rrezikshme që sjellin problematika. Të gjithë janë të shqetësuar për këtë situatë. Jo vetëm Rinas, por edhe zonat e tjera duhet të kenë siguri. Rinas ka qenë një zonë ku shpeshherë ka pasur grabitje.
/vizionplus.tv







