
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në kudër të operacionit “In Time”, kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u vu në pranga shtetasi R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.









