Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ po zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë ka nisur në orën 21:00.

Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’  do të performojë e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë si pjesë e votës së publikut.

Për “Shkodrën Elektronike” mund të votoni përmes  votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote, duke zgjedhur lart opsionin  ‘Rest of the world’. /Reporteri.net/

 

Kështu mund të votoni nga Kosova për Shqipërinë në Eurovision / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version