Ylli i muzikës Jessie J, zbuloi të shtunën e kaluar se kishte përjetuar ditën më të keqe që kur u diagnostikua me kancer në gji.
Në postimet në mediat sociale, ajo përshkroi sulme paniku, lot dhe ndjesinë e mbingarkesës së plotë nga emocionet negative, transmeton Indeksonline.
“Sinqerisht, dje ishte dita ime më e keqe që kur mora vesh për diagnozën”, kishte deklaruar ajo.
Këngëtarja e ndau lajmin në një video në Instagram, dhe tani ajo ka bërë një postim të ri në të cilin pranoi sinqerisht sa e vështirë është për të.
“Sinqerisht, dje ishte dita më e keqe që kur mësova për diagnozën time. Gjithashtu tre muajt më intensivë – puna, foshnja, kanceri, jeta… Gjithçka më ka lodhur”, shkroi ajo në postim.
Këngëtarja flet për betejën me kancerin e gjirit: Kam pasur ditën më të keqe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.