Një takim i papritur mes ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe yllit të muzikës pop Katy Perry ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Dyshja u fotografuan duke darkuar bashkë në një restorant luksoz në Montreal, në atë që mediat ndërkombëtare e përshkruajnë si një takim miqësor, por mjaft të komentuar.
Sipas TMZ, që raportoi i pari mbi ngjarjen, Perry dhe Trudeau u panë të hënën në mbrëmje të ulur në një tavolinë për dy persona në “Le Violon”, një restorant i njohur në lagjen Plateau të qytetit, i drejtuar nga kuzhinieri i famshëm Danny Smiles.
Më herët gjatë ditës, të dy janë parë duke shëtitur së bashku në Parkun Mount Royal, një nga hapësirat më të njohura të gjelbra në qytet.
Dëshmitarët okularë thanë për TMZ se Perry dhe Trudeau ndanin kokteje dhe disa pjata, përfshirë edhe një me gaforre.
Katy Perry ndodhet aktualisht në Kanada si pjesë e turneut të saj “Lifetimes Tour”. Ajo do të performojë në Ottawa të martën, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Montrealit dhe Quebec City gjatë javës.
Ende nuk ka komente zyrtare nga asnjëri prej tyre lidhur me natyrën e takimit, por fotot dhe videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke nxitur diskutime për gjithçka nga politika te bashkëpunimet e mundshme artistike.
Justin Trudeau dhe Katy Perry shihen duke darkuar bashkë në Montreal / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.