I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big Brother VIP Albania, ku i ra me shuplakë Gjestit.
I pyetur nga moderatorja Egla Ceno nëse ai veprim ishte i planifikuar apo spontan, Jozi u shpreh: “Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut. Për atë veprim, ishte një shpërthim emocionesh, moment që nuk ishte aspak i paramenduar. Pjesa kur kaloi çdo limit. Ka një limit çdo gjë. Në atë moment u thye çdo lloj limiti. Për mua loja mbaroi. Meritoja që të dilja thjesht, si njeri, të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo të mundoheshin të më nxirrnin sa më keq, të më preknin aty ku nuk duhej, ku nuk e meritoj. Ishte shpërthim emocionesh.”
Egla e pyeti më tej nëse kjo shuplakë ishte një mesazh për të gjithë djemtë shqiptarë, një reagim ndaj kalimit të kufijve: “Pas kësaj që po thua tani, shpulla ishte një mesazh për gati të gjithë djemtë shqiptarë: që nëse më kalon limitin, unë nuk flas, por veproj. Kjo është?”
Jozi u përgjigj: “Nuk është kjo, por është që secili duhet të ketë parasysh njëfarë limiti. Mesazhi është që deri në atë moment kam duruar shumë, më shumë se të gjithë. Në shtëpinë e Big Brother-it ka shumë kamera dhe jo të gjitha i kapin ato momentet ose veprimet që dikush i bën në drejtim të teje ose ti në drejtim të dikujt.”
Kur Egla i tha se ky veprim mund ta bënte të ndihej më burrë, ai tha: “Nuk ka lidhje ajo pjesë. Është një veprim që nuk më bën krenar. Përkundrazi, ndiej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq këtë veprim, dhe sidomos për dy familjet tona për atë situatë që ndodhi, por s’e bëjmë dot ‘të pabame’.”
Jozi tregoi gjithashtu se edhe familja e tij e ka përjetuar keq këtë moment dhe e ka kritikuar shumë për atë që ndodhi.
Jozi flet për herë të parë për shuplakën ndaj Gjestit: Ishte shpërthim emocionesh / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.