Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy banorë të rinj.

Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi.

Për valltarin kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP.

Ata u shprehën të gatshëm për hyrjen në këtë reality show duke shpresuar që do të dalin të fundit.

“Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.

“Më gati se kurrë”, tha Graciano në anën tjetër.

Në spektaklin e fundit nga BBVA 3 u largua kuzhinieri Alfio Rrotani.

Emra mjaft të njohur të ekranit, dy banorë të rinj në Big Brother Vip Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version