Dyshja shqiptare “Shkodra Elektronike”, e përbërë nga një interpret karizmatik dhe këngëtarja enigmatike Beatrice Gjergji, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në skenën e Eurovision-it me këngën e tyre “Zjerm”. Me një stil të pazakontë dhe një prezantim që sfidon normat e festivalit, ata janë cilësuar si një nga çiftet më të papritura të këtij viti.
Mediumi prestigjioz CNN, e ka renditur Shqipërinë të parën si favorite për të fituar këtë garë sivjet.
Kënga përshkruan një lloj oazi simbolik – “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush s’të flet me arrogancë” – një kontrast i qartë me realitetin më të zhurmshëm të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, shpesh i prekur nga turizmi i pakontrolluar.
Pavarësisht pjesëmarrjes në një nga ngjarjet muzikore më të mëdha në Evropë, dyshja nuk janë ndjekës tipikë të Eurovision-it. “Jo, aspak,” i tha Beatrice Gjergji CNN-it. “(Nuk është) lloji ynë i muzikës.” Megjithatë, kjo distancë nga stili tradicional i festivalit po shihet si një avantazh. Performanca e tyre, ndryshe nga çdo tjetër në garë, ka fituar një vëmendje të konsiderueshme dhe jehonë në rrjetet sociale.
“Emocionet janë të mëdha, skena është e madhe, presioni… është i madh,” u shpreh Gjergji.
Sipa CNN, në një vit me konkurrencë më të dobët se zakonisht, Shkodra Elektronike mund të shfrytëzojë momentin dhe t’i sjellë Shqipërisë një fitore të papritur.
Në vend të dytë ky medium ka renditur Austrinë, e treti Finlanda, e katërtiaZvicra dhe e pesta Franca.
Në vend të gjashtë ky medium ka renditur Italianë e pasura nga Luksemburgu, Suedia, Danimarka dhe Malta/
CNN e rendit Shqipërinë si favoritin kryesor për ta fituar Eurovizionin këtë vit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.