Këto ditë u aludua se Blero është rikthyer me të dashurën e tij, të cilës i referohej ‘bebi’.

Kjo për shkak se ata u fotografuan së bashku në një klub nate në Prishtinë.

Megjithatë, artisti i njohur hodhi poshtë këto thashetheme se tha që janë ndarë prej muajsh, por gëzojnë një raport të mirë shoqëror.

Deklarata e plotë e Bleros:

“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin.

Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues.

Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua…

Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta,

ajo e kërkon privatësinë.

Ju faleminderit”

Blero konfirmon ndarjen nga “bebi”: Jemi vetëm miq / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version