Shumë vajza të reja janë duke zgjedhur të mos kenë një fëmijë, duke iu përkushtuar karrierës dhe vetes së tyre. Megjithatë, zgjedhja nuk është e njëjtë për të gjitha.
Në lidhje me këtë temë u diskutua në “Vizionin e Pasdites”, ku ishin të ftuar Ami Gjoka, nënë e një vajzë, Ambra Hysa, shkrimtare, sociologia Migena Kapllani dhe gjinekologu Astrit bimbashi.
Ami ka treguar përvojën e saj pasi u bë nënë në moshën 19-vjeçare dhe tha se në atë kohë kishte mungesë të madhe informacioni.
“U gjenda përballë situatës dhe ka qenë një forcë e imja që më thonte nuk ekziston aborti për mua. Mbase nuk kisha zgjedhur babanë e duhur të vajzës, por nuk duhej të nxitohesha të bëja një zgjedhje që do pendohesha. Informacioni është shumë i pakët. Nuk flitej për depresionin pas lindjes, unë kam vuajtur shumë mentalitetin. Ka qenë çdo gjë shkak pasojë, mungesë informacioni. Zgjidhja ime ishte që do e vazhdoj këtë rrugë dhe të më çojë ku të më çojë. Nëse do isha sot do kisha kaq shumë informacion, do isha përballë shumë vajzave që kanë këtë pasigurinë, a duhet të bëhem nënë apo jo. Partneri im e ka dashur që të vijë në jetë vajza. Mungesa e informacionit vazhdoi për shumë vite më vonë. Nuk e mbaj mend veten time në atë periudhë, ia dola kësaj situatës, nuk jam këtu për të thënë pro apo kundër abortit. Kam pasur mbështetjen e familjes, kam pasur mbështetje normale sepse prindërit tanë kanë akoma mentalitetin që nuk duhet të divorcohemi. E kam vuajtur edhe pjesën e mamit që muaj pas divorcit është pajtuar me mendimin tim”, tha ajo.
Ndërkohë, Ambra tregoi se ka zgjedhur të vazhdojë karrierën, megjithatë beson se një fëmijë është bekimi më i madh në jetë.
“Ka të bëjë edhe mënyra si je rritur. Mamaja ime ka lindur shujmë e re. gjithmonë na ka rritur me idenë që të krijojmë atë poavarësinë tonë, të ndërtojmë veten dhe më pas të mendojmë për të krijuar një familje. Duket sikur pa u kuptuar, duke plotësuar veten time, e kam dëgjuar këshillën e saj. Jam e mendimit që fëmija është një bekim shumë i madh dhe ne kemi një qëllim që shkon përtej vetes. Nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh jetën tëndë të vijojë. Unë besoj që ky është misioni më i bukur në jetë. Besoj që prindërimi të mëson shumë nga aspekti emocional, të mësosh të jesh më i duruar, sakrifikues”, tha ajo. /vizionplus.tv