Gjykata Themelore Penale në Shkup e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit të parë të dyshuar, i cili është i lidhur me kompaninë në objektin e së cilës për mbeturina elektronike në Trubarevë, të shtunën shpërtheu një zjarr i madh.

Për tre të dyshuarit e tjerë në këtë rast, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë njoftoi se, pas analizës së të gjitha provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, ka hapur procedurë hetimore kundër katër personave fizikë dhe një personi juridik për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, nga neni 230 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokurori kompetent ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, ndërsa për tre të tjerët është kërkuar masa e arrestit shtëpiak.

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër M.D. (56), L.D. (26), V.M. (43) dhe Z.S. (59), si dhe kundër një personi juridik me seli në Trubarevë, për veprën penale “Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

Share.
Exit mobile version