Zjarri ka kapluar disa baraka në lagjen Vllae. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) njofton se zjarri është vënë nën kontroll.

Në shuarjen e tij marrin pjesë më shumë makina dhe ekipe të zjarrfikësve nën udhëheqjen e Zvonko Tomovksit, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Zjarri në barakat e djegura (të ashtuquajturat “lepenki”) po vihet nën kontroll. Në shuarje po marrin pjesë disa automjete dhe ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, nën udhëheqjen e komandantit të njësisë, Zvonko Tomovski. Nuk ka informacione për persona të lënduar ose të vdekur”, thonë nga DMSH.

 

 

Zjarr në Karposh të Shkupit, digjen disa baraka appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version