I zhvilluar plotësisht nga e para. Gjenerata e dytë e bestseller-it dallohet me dizajn ekspresiv dhe sisteme inovative të drejtimit. Brendësia e cilësisë së lartë ofron një kokpit të ridizenjuar, ekran informativ deri në 33 centimetra (13 inç) dhe ndriçim ambiental që krijon atmosferë të ngjashme me sallon. Përveç kësaj, T-Roc ofron më shumë hapësirë si në kabinë ashtu edhe në bagazh. Sisteme të reja asistimi dhe teknologji të huazuara nga klasat më të larta të automjeteve e kompletojnë modelin. Shembuj për këtë janë Travel Assist dhe kontrolli i përvojës së drejtimit.

Gjenerata e dytë me dizajn të ri

Hapi i madh përpara në zhvillimin e modelit shihet që në shikim të parë, përmes dizajnit të fuqishëm dhe të pastër. Ai ruan ADN-në karakteristike të T-Roc me pjesën e pasme në stil coupe dhe përfiton maksimalisht nga 12 cm shtesë në gjatësi krahasuar me modelin pararendës.

Dizajni i ndriçimit luan gjithashtu rol të rëndësishëm në interpretimin e ri të T-Roc. Përpara, dritat e reja LED janë standarde. Fenerët IQ.LIGHT LED matrix janë të disponueshëm dhe lidhen me logon e Volkswagen të ndriçuar në të bardhë me një vijë të hollë drite. Pjesa e pasme ka gjithashtu një shirit LED të pandërprerë me logon e Volkswagen të ndriçuar në të kuqe.

Brendësi cilësore dhe veçori më të mirat në klasë

Kabina është përmirësuar dukshëm dhe impresionon me cilësinë e saj të lartë, sipërfaqet e buta dhe teknologjitë inovative. Për shembull, bordi i komandës është i mbuluar me një material të ri tekstili, i cili së bashku me ndriçimin ambiental krijon atmosferë në stilin e “dhomës së ditës”.
T-Roc-u i ri merr shumë veçori nga modelet më të mëdha Tiguan dhe Tayron, siç është faza më e fundit e kontrollit të përvojës së drejtimit. Mund të përdoren profilet e drejtimit dhe kontrolli i volumit, ndër të tjera. Një risi në këtë model dhe në këtë klasë është edhe head-up display opsional, që projekton informacione të rëndësishme si shpejtësia ose udhëzimet e navigimit direkt para shoferit.

Më shumë hapësirë për pesë persona

Hapësira në T-Roc-un e ri është e përshtatshme për udhëtime të gjata dhe familje. Edhe nëse persona më të gjatë se 1,85 m ulen përpara, pasagjerët me gjatësi të ngjashme mund të ulen rehat pas tyre, falë shtesës prej 12 cm në gjatësi. Për herë të parë, në versionin Style do të ofrohet sedilja ergoActive me rregullim elektrik në 14 drejtime dhe funksion masazhi. Vëllimi i bagazhit është rritur me 30 litra, duke arritur në 475 litra kur ngarkohet deri në lartësinë e mbështetësve të sediljeve të pasme.

Transferim teknologjie falë MQB evo

Pas modeleve Tiguan dhe Tayron, T-Roc-u i ri është SUV-i i tretë i Volkswagen i bazuar në platformën më të fundit MQB evo – dhe kështu përfiton nga zhvillimet e reja harduerike dhe softuerike të saj. Këto përfshijnë fazën më të re të Travel Assist, i cili jo vetëm që mbështet ndryshimin automatik të korsisë, por reagon edhe më parashikueshëm ndaj kufizimeve ose heqjes së kufizimeve të shpejtësisë. Për herë të parë, T-Roc-u i ri ofron sisteme si Park Assist Pro, që përdor funksionin e memorjes për të mundësuar parkim plotësisht automatik në distanca deri në 50 metra dhe lejon përdorimin e smartphone-it për të lëvizur makinën brenda dhe jashtë parkimeve. Po ashtu, si opsion ofrohet Exit Warning, që mund t’i paralajmërojë pasagjerët për makina apo biçikleta që afrohen nga pas para se të hapin derën.

Një makinë nga Evropa për Evropën

Gjenerata e parë e T-Roc u lançua në treg në vitin 2017 dhe u pozicionua shpejt. Pasoi një përditësim në vitin 2022. Vitin e kaluar, rreth 292.000 blerës në mbarë Evropën zgjodhën këtë model kompakt, i cili prodhohet në fabrikën portugeze në Palmela, pranë Lisbonës. Deri më sot janë shitur mbi dy milionë njësi, duke e bërë T-Roc-un modelin më të suksesshëm të Volkswagen në segmentin SUV pas Tiguan-it.

Prurjet e para në tregun tonë priten në fillim të vitit 2026.

Volkswagen prezanton T-Roc-un e ri! appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version