VLEN sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me protestat. Nga VLEN thonë se për 20 vjet në pushtet Ahmeti asnjëherë nuk reagoi ndaj padrejtësive që ju bënë shqiptarëve.
“Për 20 vite në pushtet – asnjëherë në rrugë për popullin, gjithmonë në heshtje për drejtësinë. Sot që po shembet sistemi që ndërtoi për vete, Ali Ahmeti qan për “rrugën”, se po i rrëshqet froni nga duart dhe luga nga goja!
Ku ishe, Ali Ahmeti, kur në kohën tënde kur qeverisje me Gruevskin, shqiptarëve u merrej fryma nëpër burgje?
Kur emri i tyre njollej si “terrorist”?
Kur djemtë e kombit vriteshin, burgoseshin e zhdukeshin?
Ku ishe kur shpikeshin raste si Monstra, kur Sopotit iu ngjit etiketa “terrorist”, kur në Brodec u derdh gjak shqiptari, kur në Lagjen e Trimave u përdorën për skenarë të ndyrë politikë?
S’ke dalë kurrë në rrugë për popullin tënd.
S’ke folur për shokët e idealit.
S’ke kërkuar drejtësi për viktimat.
Por sot, kur rrezikohen familjarët dhe shokët e tenderëve dhe milionave, papritmas u dashka rruga?!
BDI flet për “rrugën si zgjidhje”?
Po kush kërcënoi me “çizme në tavan”?
Kush, me urdhër të LSDM-së, arrestonte shqiptarë në rrugë, vetëm pse denonconin tragjedinë e spitalit modular në Tetovë?
Sot, BDI përpiqet të luajë rolin e viktimës, por e vetmja gjë që i tremb është drejtësia… dhe vota e popullit”, thuhet në reagimin e VLEN./Telegrafi/
VLEN: Rruga është e popullit, jo e milionerëve që dridhen nga drejtësia appeared first on Telegrafi.