“Falë angazhimit të Qeverisë së re dhe përkushtimit të pandalshëm të kuadrove të VLEN-it, investimet konkrete dhe të prekshme po bëhen realitet në çdo cep të komunës. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vizitoi nga afër përfundimin e një pjese të kanalit anësor në Haraçinë, një projekt i jashtëzakonshëm në vlerë prej 63.9 milionë denarësh, financuar tërësisht nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftimin për media nga koalicioni VLEN.
Njoftojnë se ky investim transformues, i gjatë 295 metra, ka rikthyer funksionin natyror të kanalit, i cili më parë ishte i bllokuar dhe i tejmbushur nga mbeturina.
“Sot, ky kanal ka një kapacitet të ri rrjedhjeje, rrit sigurinë për mbi 12.600 banorë, mbron sipërfaqet bujqësore dhe ul ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet sezonale.
Por kjo është vetëm një pjesë e ndryshimit që po sjell VLEN! Vetëm në muajt e fundit, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor, janë realizuar 20 projekte të tjera, me një vlerë totale prej 93 milionë denarësh, përfshirë: ndërtimin e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në rrugët e Haraçinës, rregullimin e shtratit të lumit në Mojancë, Grushinë dhe Orllancë, ndërtimin e trotuareve, shtigjeve për këmbësorë dhe hapësirave publike funksionale e të sigurta për qytetarët.
Paralelisht, përmes Ministrisë së Transportit, po realizohen investime shtesë prej 53 milionë denarësh për rikonstruksionin e rrugëve lokale, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e lëvizjes dhe ndërlidhjen me zonat përreth”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet appeared first on Telegrafi.