Koalicioni VLEN vlerëson praninë e zv. kryeministrit Arben Fetai në Doha, në kuadër të CoSP11 – Konferencës së OKB-së kundër Korrupsionit, si dëshmi të një përfaqësimi serioz dhe përmbajtësor të vendit në platformat ndërkombëtare që trajtojnë sfidat reale të korrupsionit.

“Modeli i prezantuar nga Fetai reflekton qasjen që mbështet VLEN: lufta kundër korrupsionit nuk ndërtohet mbi deklarata, por mbi udhëheqje të qartë, koordinim institucional dhe mekanizma konkretë zbatimi. Vetëm përmes veprimit real, llogaridhënies së vazhdueshme dhe përfshirjes aktive të shoqërisë civile mund të ndërtohet besimi i qytetarëve në institucione.

VLEN konfirmon se qeverisja e mirë është standard që duhet zbatuar brenda vendit dhe vlerë që përfaqësohet me dinjitet edhe në skenën ndërkombëtare.

Politikat e bazuara në të dhëna, digjitalizimi i proceseve dhe transparenca mbeten shtylla themelore për reduktimin e korrupsionit dhe ndërtimin e institucioneve të pastra, të përgjegjshme dhe funksionale në shërbim të interesit publik”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version