Koalicioni VLEN ka reaguar edhe sot lidhur me provimin e jurisprudencës.

Nga VLEN këmbëngulin se ishin votat e BDI-së dhe nënshkrimi i Talat Xhaferit ato që e lanë shqipen jashtë provimit të jurisprudencës, duke përmendur përsëri dokumentin e datës 27 gusht të 2019-tës, të cilin e cilësojnë si dëshmi për neglizhencë dhe tradhti politike.

“Pyesim publikisht, kur djali i Talat Xhaferit e ka kaluar provimin e jurisprudencës, në çfarë gjuhe është përgjigjur? Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së. Në opinion e luajnë rolin e patriotit, ndërsa në institucione firmosin kundër interesit shqiptar, ” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ata zotohen se do t’i korrigjojnë siç thonë ata, këto padrejtësi dhe dëmet që BDI u ka lënë shqiptarëve si trashëgimi.

Share.
Exit mobile version