VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po tenton ta paraqesin mandatin e Osmanit si Kryesues i OSBE-së si një triumf diplomatik, ndërsa, sipas tyre, situata është krejt ndryshe.

“Gjatë presidencës së tij në OSBE, Bujar Osmani shpesh mbajti qëndrim që u përputhej me interesat e Beogradit, duke qenë të dëmshme për Kosovën, partnerin tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm në rajon. Në vend që të mbronte parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, ai ndoqi linjën e diplomacisë serbe, duke shmangur të mbajë një qëndrim të qartë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Mbi identitetin e “de-eskalimit”, Osmani sugjeroi zgjidhje që minuan sovranitetin e Kosovës: mohuan vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mundësuan krijimin e strukturave paralele që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.
Pikat më shqetësuese nga veprimi i Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë: Kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke cenuar procesin demokratik vetëm sepse rezultatet nuk i leverdisnin Serbisë.

Kushtëzoi që Kosova të tërhiqej nga forcat e saj të sigurisë në territorin e vet, ndërsa për Serbinë kërkonte vetëm “ulje simbolike të gatishmërisë luftarake”, duke cënuar parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Përplasja e rolit të OSBE-së si ndërmjetës për proceset zgjedhore, sikur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur e funksional me institucione dhe mekanizma zgjedhorë të vetë.

Deri sa Kosova kërkonte mbështetje për pranimin në organizata ndërkombëtare dhe për parandalimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri të vendit, OSBE-ja nën drejtimin e Osmanit shpesh heshti ose dërgoi mesazhe tepër të zbutura, interpretuar nga Beogradi si dritë jeshile për të vazhduar provokimet”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se kjo është një shembull i nënshtrimit diplomatik, ku interesi personal dhe partiak i BDI-së erdhi përpara Kosovës, shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal./Telegrafi/

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version