VLEN përmes nj. kumtese i bën thirrje Bujar Osmanit të mos fshihet dhe të përgjigjet publikisht.
“Pse nuk ka dokumentacion për shpenzimin e mbi 120 milionë denarëve nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme? Pse nuk ka të dhëna se çfarë është bërë me një shumë kaq të madhe parash? Pse nuk ka llogaridhënie për këto mjete, as gjurmë se çfarë ka mbetur pas samitit të OSBE-së?”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Ata shtojnë se këto çështje kanë të bëjnë me paratë e të gjithë qytetarëve, para që duhej të ishin përdorur për shkolla, kujdes shëndetësor më të mirë, furnizim me ujë dhe rrugë, por përfunduan pa gjurmë, dokumente dhe prova në një drejtim të panjohur.
“Zyra e Revizionit të Shtetit vërtetoi qartë se gjatë kohës së Bujar Osmanit, Ministria e Punëve të Jashtme i shpenzoi këto para pa e ditur për çfarë, pa mbulim, pa dokumente dhe pa rezultate të dukshme. Enti i Shtetit është institucioni kompetent për revizionin e shpenzimeve të institucioneve dhe zyrtarëve. ESHR-ja përgatit raporte mbi shpenzimet e të gjitha institucioneve dhe është kompetente vetëm për këtë”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se sipas ligjit, raportet e tilla u dorëzohen të gjitha institucioneve kompetente, përfshirë Prokurorinë Publike, dhe nëse është e nevojshme, Policisë Financiare. Ne presim që këto institucione, për hir të besueshmërisë, të veprojnë menjëherë dhe të përcaktojnë përgjegjësinë.
“Bujar Osmani nuk ka bërë asgjë në jetën e tij për Komunën e Çairit, asnjë projekt të vetëm, asnjë përmirësim për qytetarët, as nuk e ka ngritur telefonin për të ndihmuar. Por ai padyshim ka ditur të bëjë shumë për veten e tij, duke përdorur buxhetin e shtetit për shpenzime të dyshimta pa gjurmë, dokument apo provë. Vetëm në këtë rast, me vlerë mbi 120 milionë denarë. Çairi nuk meriton një politikan që ikën nga përgjigjet dhe që lë pas vetëm dyshime dhe skandale. Çairi meriton udhëheqje të ndershme dhe të përgjegjshme.”, thuhet në fund./Telegrafi/
VLEN: Bujar Osmani, çfarë po fsheh kur nuk ka dokumente se ku ke shpenzuar mbi 120 milionë? appeared first on Telegrafi.