Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se BDI po përpiqet sërish t’i shmanget vetingut të vërtetë dhe ta mashtrojë opinionin publik me justifikime të vjetra dhe të zbrazëta.

Nga VLEN thonë se udhëheqësia e BDI-së nuk do ta kalonte as kontrollin më të thjeshtë, e lëre më një proces të mirëfilltë të pastrimit dhe përgjegjësisë.

“Janë mbi 20 vjet në pushtet. Kanë pasur kohë, resurse dhe fuqi dhe po të kishin dashur me të vërtetë vetting, do ta kishin realizuar prej kohësh. Por në vend të kësaj, e përdorin këtë fjalë vetëm kur ndodhen nën presion, si një mbulesë për të fshehur krimin dhe pasurimin personal. BDI nuk e sheh vettingun si një mjet drejtësie, por si një instrument politik për mashtrim”.

“Nëse janë vërtet të përkushtuar ndaj vettingut – pse nuk nisin nga vetja? Vetting për Ali Ahmetin – kush e ka hetuar pasurinë e tij dhe kompanitë e të afërmve të tij!? Vetting për shokun e Bujar Osmani, Artan Grubin – kush do t’i hetojë licencat për kazinotë, lidhjet me botën e nëntokës të Ballkanit dhe marrëveshjet milionëshe!? Vetting për Bujar Osmanin – kush do të japë përgjigje për takimet e dyshimta me përfaqësues të botës serbe, për rastin “Pacienti”, dhe për milionat e shpenzuara në Samitin e OSBE-së!? Vetting për Arben Taravarin – kush do ta kontrollojë pasurinë e tij, tenderët për njerëz të afërt dhe lidhjet me “Xhoka Construction”!? Vetting për Blerim Bejxhetin – kush do të hetojë ndërtimet në Saraj dhe lidhjet e tyre me emrin e tij!?”.

“Këto janë pyetjet për të cilat BDI u detyrohet përgjigje qytetarëve. Pyesim a keni bërë, nëse po tregoni rezultatet. Derisa vazhdojnë të heshtin dhe t’i shmangen përgjegjësisë së vërtetë, çdo thirrje për vetting nuk është gjë tjetër veçse një fushatë e lirë propagandistike. Por vettingu i vërtetë po vjen. Dhe nuk do të jetë nën kontrollin e komisioneve partiake, por nën mbikëqyrjen e popullit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

VLEN: BDI vazhdon të heshtë për vetingun e funksionarëve të saj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version